Mesfushori Angel di Maria humbi ndeshjen e së dielës së Juventusit kundër Bolonjës në kampionatin italian. Arsyeja zyrtare është një problem me kyçin e këmbës. Megjithatë, La Gazzetta dello Sport raporton se Di Maria falsifikoi lëndimin e tij.
35-vjeçari dyshohet se ka ndërmarrë një hap të tillë kur ka ka marrë vesh se nuk do të futej në ekipin kryesor. Angel është qartësisht i pakënaqur me punën e Massimiliano Allegrit.
Kontrata aktuale e Angel Di Maria me Juventusin është deri në fund të qershorit. E ardhmja e futbollistit argjentinas është e paqartë. /G.D abcnews.al/