Sheholli: Jam i zhgënjyer, BE po e “përkëdhel” Beogradin

schedule16:24 - 1 Maj, 2023

schedule 16:24 - 1 Maj, 2023

Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për marrëdhëniet ndëretike në Prishtinë, në një intervistë për “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku tha se ndjen keqardhje se BE nuk po mban premtimet që ka dhënë se nëse nuk respektohet marrëveshja, do të ketë ndëshkime ndaj Serbisë.

“Jam shumë i zhgënjyer me veprimet e BE dhe Lajçak dhe Borrell, të cilët në shkurt të këtij viti, kur ishte çështja e takimit në Bruksel pati pohuar që pala që nuk e respektonte do të ketë ndëshkime. Ne këto nuk jemi duke i parë. Rasti i parë ishte në KiE, ku Serbia ishte kundër.

Kjo na bën neve të dyshimtë në vetë parimet e BE që të mos harrojmë që dikur në vitin e kaluar, presidenti Biden pati shkruar një letër drejtuar Osmanit ku thotë se njohja është në qendër. Tani edhe njohja nuk është pjesë. Jam i zhgënjyer me qasjen e BE, një faqë ledhatimi i Beogradit zyrtar është i madh.”, u shpreh ai./abcnews.al