Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina vendos mina në hekurudhën ruse, treni del nga shinat dhe shpërthen në flakë

schedule12:20 - 1 Maj, 2023

schedule 12:20 - 1 Maj, 2023

Rreth 60 kilometra nga kufiri me Ukrainën, një tren mallrash doli nga shinat në Ukrainë dhe shpërtheu në flakë.

Treni që transportonte depozita nafte në frontin e luftës ishte vënë në shënjestër nga Ukraina, e cila dyshohet të ketë vendosur edhe bombën në linjën hekurudhore. Të paktën ky është pretendimi i Alexander Bogomaz, drejtuesit të rajonit Bryansk ku ndodhi dhe ngjarja. Deri tani nuk raportohen viktima.

Ndërkohë, sirenat e alarmit ranë sërish rreth Ukrainës, teksa Rusia ndërmori një tjetër valë sulmesh me raketa dhe artileri në agim, për të dytën herë në tri ditë.

Një person humbi jetën në rajonin e Kherson dhe 25 të tjerë, përfshirë edhe tre fëmijë mbetën të plagosur në Dnipropetrovsk. Raketa e dronë shënjestruan edhe kryeqyetin e Kievit, por siç thuhet të gjitha u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!