Tornado godet qytetin në SHBA, 100 shtëpi të shkatërruara e mijëra pa energji elektrike

schedule10:50 - 1 Maj, 2023

schedule 10:50 - 1 Maj, 2023

Virginia Beach në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi një tornado ka goditur qytetin, ndërkohë që mbi 2 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Tornadoja shkatërroi çatitë e shtëpive, shkuli e pemët e përmbysi varkat në det.

Pamje të tmerrshme janë bërë virale në rrjetet social nga momenti kur tornado godet qytetin.

Deri tani nuk ka raportime për viktima, ndërsa të paktën 100 shtëpi janë shkatërruar. Ka pasur raportime edhe për rrjedhje gazi, ndërsa me mijëra ndërtesa mbetën pa energji elektrike.

/abcnews.al