JP Morgan, një kompani e shërbimeve financiare ka vendosur të blejë bankën First Republic në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga rregullatorët.
First Republic bëhet banka e tretë e madhe amerikane që shembet muajt e fundit. Aksionet e huadhënësit me bazë në San Francisko ranë me më shumë se 75% javën e kaluar pasi zbuloi se klientët kishin tërhequr 100 miliardë dollarë (79.6 miliardë £) depozita në mars.
Kjo vjen pas kolapsit të Silicon Valley Bank (SVB) në mars, i cili shkaktoi frikën për një krizë më të madhe bankare. Gjithashtu u pasua me shpejtësi nga humbja e një tjetër huadhënësi amerikan, Signature Bank.
Diçka e tillë ka detyruar Rezervën Federale, bankën qendrore të SHBA-së, të ndërhyjë duke marrë masa urgjente për të stabilizuar tregjet financiare.
Në mars, një grup prej 11 bankash amerikane investuan 30 miliardë dollarë në bankën First Republica në një përpjekje për të stabilizuar biznesin, por përpjekjet rezultuan të kota.
E themeluar në vitin 1985, banka është një huadhënës amerikan, i ngjashëm me SVB. Për vite me radhë, ajo ka joshur klientë të pasur, paratë e të cilëve ishin në rrezik përpara se të shpallej blerja pas një fundjave negociatash.
Kushtet e blerjes së First Republic nga JP Morgan nuk dihen ende.
/abcnews.al