Televizioni portugez CM raporton se një ndarje mes Cristiano Ronaldos dhe partneres së tij Georgina Rodriguez është në horizont. Sigurisht, nëse do të ndodhë ai skenar, futbollisti do të duhet të paguajë një shumë të madhe parash, më saktë 350 milionë euro, sepse një kontratë të tillë e kanë lidhur para se të kenë fëmijë.
“Ronaldo tashmë ka një dhimbje koke nga shuma që duhet t’i paguajë Georginës në rast ndarjeje”. Më pas ajo do të mbetej pa disa privilegje, si avion privat, një flotë e shtrenjtë makinash, një pagesë mujore, por sigurisht që nuk do të kishte asnjë shqetësim financiar. Paratë janë shkaku më i madh i problemeve dhe debateve në marrëdhënien e tyre. Ronaldo nuk e duron dot që ajo të shpenzojë vazhdimisht para për gjëra marrëzi”, tha një burim i mirëinformuar, duke shtuar se Ronaldo ka një pasuri prej një miliardë eurosh.
Sipas pretendimeve të televizionit të përmendur, futbollisti i njohur është lodhur me partneren e tij, pasi ajo ka filluar të mendojë shumë për veten e më pak për familjen dhe fëmijët e saj. Për shkak të problemeve në shtëpi, ai filloi të humbiste më shpesh durimin në fushë, me trajnerin, rivalët dhe shokët e skuadrës dhe ende nuk dihet se si do të përfundojë kjo dramë për Christian dhe partneren e tij.
Kujtojmë që mediat raportojnë se Arabia Saudite dhe Al Nasr do t’i paguajnë rreth gjysmë miliardë euro për qëndrimin e tij në Lindjen e Mesme./abcnews.al