Zlatan Ibrahimovic duket se po kalon momentet e tij të fundit të karrierës së të madhe.
Sulmuesi 41-vjeçar është aktivizuar vetëm katër ndeshje këtë sezon me fanellën e Milanit, ku ka shënuar vetëm një gol dhe shkak për minutat e pakta në fushën e lojës kanë qenë pikërisht dëmtimet e shumta që suedezi ka pësuar gjatë këtij sezoni.
Tashmë është konfirmuar përsëri se Zlatan ka pësuar një tjetër dëmtim në pulpën e këmbës së djathtë, e cila nuk dihet se sa gjatë do ta mbajë jashtë fushave të blerta.
Ibrahimovic ka qenë tepër i rëndësishëm për Milanin edhe kur nuk ka qenë në fushë për të luajtur, por e ka ndihmuar skuadrën në dhomat e zhveshjes me mentalitetin e tij fitues dhe me motivimin./ h.ll/abcnews.al