Një depo karburanti ka marrë flakë në Sevastopol, një port i rëndësishëm i gadishullit të Krimesë. Dyshohet se shkak është bërë një sulm me dron ukrainas në orët e para të mëngjesit, sipas guvernatorit të rajonit, Mikhail Razvozaev.
The Russian occupational forces are requesting additional help to extinguish the raging fire in the occupied city of Sevastopol, including aerial firefighting. #Sevastopol #Crimea #Ukrainepic.twitter.com/ameWdbZaPe
— (((Tendar))) (@Tendar) April 29, 2023
“Një depo karburanti është në zjarr. Sipas raporteve paraprake, flakët mund të jenë shkaktuar nga një sulm nga një UAV, tha Razvozaev, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
Ai shtoi se një sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë është përfshirë nga zjarri. Kievi ka shprehur vazhdimisht synimin e tij për të rimarrë gadishullin e Krimesë , të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014.
/abcnews.al