Rikthimi i basteve online, Fidel Ylli tregon se si duhet të kontrollohen

schedule22:50 - 28 Prill, 2023

schedule 22:50 - 28 Prill, 2023

Qeveria ka bërë gati projektligjin për rikthimin e basteve sportive, i cili është hedhur për konsultim publik. Bastet sportive do të operojnë vetëm në formën online duke shmangur pikat fizike. Kryministri Edi Rama ka thënë se të ardhurat do të shkojnë për disa fusha të ndryshme, përfshirë sportin.

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, tha se është pro hapjes së basteve online por me rregulla strikte dhe të monitoruara nëpërmjet telefonit. Ai përmendi edhe shembullin e Suedisë, sipas të cilit, vendi lejon vetëm një shumë të caktuar deri në 500 euro në muaj për të luajtur.

Ai tha se mbyllja e basteve erdhi jo për shkak të ligjit që ekzistonte por për shkak të korrupsionit. Sipas tij, në 300 metra mund të gjeje shumë pika bastesh, gjë që binte në kundërshtim me ligjin. Ylli shtoi se duhet të jenë të kontrolluara nga shteti dhe të ardhurat të shkojnë për fusha të caktuara.

“Jam për t’i mbyllur por për t’i hapur online siç i ka bota e qytetëruar. Nëse ti edhe unë kemi një celular, marrim një kartë identiteti dhe regjistrohemi. Do të jesh i monitoruar nga celulari. P.sh Suedia e ka 250 euro minimumi jetik i njerëzve që janë në asistencë. Nuk ke të drejtë të luash mbi 500 euro në muaj.

Si është më mirë t’i kontrollojë shteti si e ka e gjithë bota e qytetëruar apo t’i kapin të fortët, shteti nuk merr asnjë para. Ti nuk e kontrollon dot fëmijën nga celulari.”, tha Fidel Ylli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!