Kandidon për Tiranën me firmën e Flamur Nokës/ Marko Dajti: Bëri një gjest civil

schedule21:43 - 28 Prill, 2023

schedule 21:43 - 28 Prill, 2023

Marko Dajti nga Fronti i Majtë është kandidon për kryetar bashkie të Tiranës. Ishte deputeti i PD-së, Flamur Noka dhe njëkohësisht numri dy i grupimit të Sali Berishës, i cili hodhi firmën që Dajti, të kandidojë si përfaqësues i Frontit të Majtë, për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Dajti u ngacmua edhe për këtë çështje. Ai tha se është krenar që firmën për të kandiduar ia dha  Flamur Noka, që sipas të cilit, është një ndër politikanët në vend që nuk është përfolur asnjëherë si i përfshirë në ndonjë aferë korruptive.

Pjesë nga biseda:

Ilir Kulla: Deputetit të partisë tënde, Flamur Nokës i drejtohesh me shoku apo zoti?
Marko Dajti: Flamuri bëri një gjest civil.
Ilir Kulla: Po është sekretari i përgjithshëm i PD dhe ka dhënë firmën zyrtarisht. I ka dhënë firmën për të kandiduar, mund t’ja jepte gjithkush por ia ka dhënë numri dy i partisë.
Marko Dajti: Për mua Flamuri është një lider, bravo i qoftë që e bëri. Është demokrat, i djathtë. E besoj atë që thotë Fan Noli, a do male me dëborë, burrat trima burrërorë, shkon Kukës edhe gjen me dorë.
Ilir Kulla: Unë e kam mik Flamurin, sot ti si i drejtohesh?
Marko Dajti: Zoti Flamur bëri gjestin më civil. Flamuri nuk është komunist. Ai është miku im. I kërkova një nder edhe e bëri. Jam krenar për faktin se Noka është i vetmi politikan që nuk është marrë asnjëherë me korrupsion. Njeriu më i papërfolur në politikën shqiptare dhe për këtë jam krenar që e dha Flamuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!