Një shkëmb është shkëputur nga mali në Torovicë dhe ka rënë në afërsi të një zone të banuar që quhet Shkëmbi i Kuq.
Fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme, por rënia e gurëve nga shpati i malit në Torovicë është një fenomen i vazhdueshëm përshkak të shpyllëzimit të zonës.
Gazetari i ABC, Gjergj Figuri raporton se pak vite më parë rënia e një shkëmbi shkaktoi një tragjedi. Shkëmbi zuri poshtë një makinë ku po udhëtonin 3 pjesëtarët e një familje, të cilët ndërruan jetë.
Specialistët e gjeologjisë kanë identifikuar disa problematike për të cilat është kërkuar të ndërhyhet, por që nuk është bërë asgjë deri më tani.r.t/abcnews.al