Nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë, sfidojnë kohën moderne me këngët e Eposit të Kreshnikëve. Tradita e përcjelles gojarisht nga rapsodët popullorë vijon me brezin e ri.
Repertori i përzgjedhur prej tyre është ai i vragjeve Fishtjane si cikli i “Muji e Halili”,”Vajtimi i Ajkunës”.
Aktivitete të tilla vijnë në kohën e duhur për të promovuar këtë trashëgimi shpirtërore të popullit tonë.
Prej më shumë se 10 vitesh vazhdon odisea e dosjes së Eposit të Kreshnikëve për anëtarsimin e tij në UNESCO si dukuri në rrezik zhdukje. Këngët e ciklit të Kreshnikëve u mblodhën për herë të parë në shek e XX nga etërit françeskane Shtjefën Gjecovi dhe Bernardin Palaj. Ky i fundit i botoi për herë të parë në vitin 1937. Tradita e rapsodëve shqiptarë që i këndojnë këngët të mbajtura përmendsh me lahutë është e fundit e llojit të vet që mbijeton në Europën moderne.