Bullgari, vritet me thikë një qytetar nga Maqedonia e Veriut

schedule13:20 - 28 Prill, 2023

schedule 13:20 - 28 Prill, 2023

BULLGARI- Një 49-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është therur me thikë në Bullgari dhe për pasojë ka humbur jetën. Mediat bullgare raportojnë se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur si Bregu i Diellit (Sonçev Breg). Autori i këtij krimi dyshohet një 14-vjeçar, ndaj të cilit kanë nisur kërkimet për kapjen e tij.

“Të enjten rreth orës 11:00, zyra rajonale e Nesebar ka marrë një mesazh se një trup i një mashkulli me lëndime të dukshme në kokë është gjetur në një zonë pyjore pranë një restoranti në Bregun e Diellit. Pas hetimit policor është konstatuar se trupi i pajetë është i një shtetasi të Maqedonisë, 49-vjeçar i cili më 24 janar ka hyrë në Bullgari përmes pikës kufitare Deve Bair-Gjushevë. Sipas policisë, dyshimet e para janë se autori i vrasjes është një 14-vjeçar nga Nesebar, për të cilin edhe është lëshuar fletarrestim, shkruan 24chasa.bg

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!