Papa Françesku mbërrin në Hungari, fokusi lufta në Ukrainë

schedule10:34 - 28 Prill, 2023

schedule 10:34 - 28 Prill, 2023

Papa Françesku ka mbërritur në Hungari në fillim të një udhëtimi tre-ditor që ka të ngjarë të dominohet nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Kjo është vizita e parë e Papës jashtë vendit që kur u shtrua në spital për bronkit në mars.

Orban ka thënë se Hungaria dhe Vatikani janë dy shtetet e vetme europiane që mund të cilësohen si “pro paqes” në lidhje me Ukrainën. Të dy kanë bërë thirrje për një armëpushim dhe negociata për t’i dhënë fund luftës, dhe Papa Françesku i ka kërkuar Ukrainës që të jetë e hapur për dialog me Rusinë “agresore”.

Hungaria, e cila mbështet Ukrainën sovrane, por ka ende lidhje të forta ekonomike me Rusinë, ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë.

Papa ka thënë se dërgimi i armëve në Ukrainë është moralisht i pranueshëm nëse ato përdoren vetëm për vetëmbrojtje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!