Tragjike në SHBA/ U diagnostikua me leucemi, vdes pas 24 orësh, 16 vjeçari

schedule11:19 - 27 Prill, 2023

schedule 11:19 - 27 Prill, 2023

Një familje nga Filadelfia po përjeton momentet më të këqija pas vdekjes së papritur të djalit të tyre 16-vjeçar. I riu u diagnostikua me leucemi dhe ndërroi jetë brenda 24 orëve.

Kyle Limper vdiq më 13 prill nga një infeksion gjaku i shkaktuar nga kanceri i zbuluar në të njëjtën ditë, sipas një autopsie. Të tronditur prindërit e tyre nuk mund ta besojnë që fëmija i tyre nuk është më kaq papritur.

Babai i tij, Ken Limper, tha për Fox 29 se fillimisht e çoi djalin e tij në dhomën e urgjencës për dhimbje shpine pasi Kyle kishte luajtur më parë basketboll.

“Më thanë që pas dy ditësh, nëse nuk përmirësohet, ta çojmë sërish në spital. Epo, për dy ditë ai nuk mundi as të ngrihej në këmbë”, tha babai.

 “Ai nuk mund të ngrihej as nga shtrati dhe unë duhej ta ndihmoja që ta ngrija dhe ta merrja, dhe më pas ai do të shtrihej sërish në shtrat.”

Limper u dërgua me urgjencë në spital ku mjekët thanë se organet e atletit po shkatërroheshin nga leucemia. Brenda 24 orëve nga mbërritja në spital, ai ndërroi jetë.

“Ishte si një makth,” tha Ken Limper. “Çdo minutë që kalonte, bëhej gjithnjë e më keq. Nuk do ia dëshiroj askujt atë ndjenjë apo situatë”, tha nëna e 16-vjeçarit Jodi Taffe.

Familja po mbledh para në GoFundMe për shpenzimet e funeralit. Ai kishte ëndërr të luante futboll në kolegj dhe të studionte ligjin penal për të punuar për FBI-në ose një njësi hetimi të skenës së krimit.

Limper ishte aq i interesuar për këtë fushë sa ai planifikoi të studionte me agjentë të vërtetë të CSI në Uashington këtë verë.

“E gjithë kjo buron nga dashuria e tij për superheronjtë”, shkruan familja e tij. “Ai donte të ndalonte gjithë të keqen në këtë botë dhe t’i vendoste kriminelët pas hekurave në mënyrë që njerëzit të mund të jetonin jetën e tyre të sigurt. Si gjithmonë, Kyle mendonte për të tjerët”.

/abcnews.al