Sulm me raketa në Mykolaiv, një i vrarë dhe 23 të plagosur

schedule08:34 - 27 Prill, 2023

schedule 08:34 - 27 Prill, 2023

Forcat ruse kanë sulmuar me raketa Mykolaiv, duke vrarë një person dhe duke plagosur 15 të tjerë. Lajmi është bërë  i ditur nga guvernatori i rajonit jugor të Ukrainës, i cili tha se raketat ruse kishin goditur gjithashtu një ndërtesë apartamentesh dhe një shtëpi private.

Zelensky gjithashtu ka postuar një video që tregon dëmet e shkaktuara nga një sulm rus në Mykolaiv gjatë natës, numri i të plagosurve tani është rritur në 23, duke përfshirë një fëmijë, sipas tij.

“Pushtuesi nuk pushon kurrë së vërtetuari se qëllimi kryesor i kësaj lufte është terrori dhe shkatërrimi i ukrainasve dhe i gjithçkaje ukrainase.

Natën, Rusia bombardoi Mykolaiv me katër raketa Kalibr të lëshuara nga Deti i Zi. Armët me precizion të lartë u drejtuan në shtëpitë private, një ndërtesë historike dhe një ndërtesë të lartë.

Për momentin është raportuar për 1 të vrarë dhe 23 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë.

I përjetshëm kujtimi për të ndjerin dhe shërim i shpejtë për të plagosurit,” tha Zelensky.

/abcnews.al