Shumica e të dëbuarve në vitin 2018 qenë qytetarëve të vendeve të Evropës Lindore, në veçanti shqiptarë, ukrainas dhe serbë. Këto shifra i njoftoi në Bundestag Ministria e Brendshme Gjermane.
Në pesë vitet e fundit janë dëbuar gjithnjë e më shumë të huaj nga Gjermania. Në vitin 2018, ishin rreth 7500 vetë – shifër dyfish më e madhe se në vitin 2014. Edhe në gjysmën e parë të këtij viti, autoritetet u kanë kërkuar më shumë se 4500 vetëve të largohen nga Gjermania. Sipas “Neue Osnabrücker Zeitung”, Ministria e Brendshme e ka komunikuar këtë në Bundestag, pas një pyetjeje të partisë E Majta.
Shumica e të dëbuarve në vitin 2018 qenë qytetarëve të vendeve të Evropës Lindore, në veçanti shqiptarë, ukrainas dhe serbë. Por po të hedhësh një vështrim në bazën e të dhënave të të gjithë të huajve të dëbuar ndonjëherë nga Gjermania, rezulton që vendin e parë e zë Turqia, me më shumë se 50,000 shtetas të dëbuar.
Kur një person merr një të ashtuquajtur “urdhër dëbimi”, atij zakonisht i kërkohet të largohet nga Gjermania brenda një afati të caktuar. Nëse ajo nuk e bën këtë, ai mund të dëbohet nga autoritetet, pra të nxirret me detyrim nga vendi. Sipas Ministrisë së Brendshme, deri në fund të qershorit 2019 një urdhër të tillë dëbimi e kanë marrë gjithsej rreth 300,000 vetë. Rreth 30.000 vetë prej tyre në këtë kohë ndodheshin akoma në Gjermani, të tjerët qenë larguar vullnetarisht ose me detyrim.
Por midis 16 landeve federale ka dallime të mëdha : në Baden-Württemberg, vitin e kaluar u regjistruan gati 1.600 dëbime, kurse në Mecklenburg-Vorpommern,sipas gazetës ishin vetëm 12.
Kritikë nga e majta: “zhvillim fatal”
Zëdhënësja për politikën e brendshme e Grupit Parlamentar E Majta në Bundestag, Ulla Jelpke, e kritikoi ashpër praktikën e dëbimit. Ajo i tha “Neue Osnabrücker Zeitung” se “dëbimet përfaqësojnë një ndëshkim të padrejtë të dyfishtë, i cili kërcënon vetëm të huajt”.
Shpesh preken njerëz, të cilët e kanë qendrën e jetës së tyre në Gjermani. Rregullat u ashpërsuan për herë të fundit në vitin 2016, pas sulmeve në natën e Vitit të Ri në Këln. Numri i dëbimeve, që nga ajo kohë është rritur. “Ky zhvillim fatal duhet të ndalet,” kërkoi Jelpke./DW