Furnizoi me cigare Korenë e Veriut, British American Tobacco gjobitet me 635 milion dollarë

schedule12:24 - 26 Prill, 2023

schedule 12:24 - 26 Prill, 2023

Gjigantit britanik i duhanit “British American Tobacco” (BAT) i është kërkuar të paguajë miliona dollarë pasi pranoi të furnizonte me cigare regjimin e Kim Jong Un  në kundërshtim me sanksionet e SHBA-së kundër Koresë së Veriut.

Gjoba ka të bëjë me aktivitetin e kompanisë shumëkombëshe (BAT) në Korenë e Veriut nga viti 2007 deri në vitin 2017 . Siç raporton BBC, British American Tobacco pretendoi se po shiste cigare përmes një filiali të Phenianit dhe për këtë arsye u urdhërua të paguante një gjobë prej 635 milionë dollarësh  autoriteteve amerikane për shkeljen e sanksioneve kundër regjimit të Phenianit.

“Na vjen thellësisht keq për shkeljen e sanksioneve,” tha shefi ekzekutiv i kompanisë”, Jack Boëles.

Kompania kishte mënyrën e saj për të furnizuar me cigare liderin e vendit, Kim Jong Un, i cili është një duhanpirës.

Importimi i cigareve në vendin e tij u lehtësua, sipas autoriteteve amerikane, nga bankieri 39-vjeçar nga Koreja e Jugut, Shim Hyun-sop dhe bashkëpunëtorët e tij kinezë, 60-vjeçari Qin Guoming  dhe 41-vjeçari Han Linlin.

Prokurori i përgjithshëm, Mattheë Oisen u tha gazetarëve se kjo është gjoba më e madhe e vendosur ndonjëheë ndaj një kompanie për shkeljen e saksioeneve kundër Koresë së Veriut.

Kujtojmë se SHBA ka vendosur  sanksione të ashpra ndaj Koresë së Veriut për programin e saj bërthamore dhe teste e raketave balistike.

“BAT” është përveç një kompanie shumëkombëshe britanike e duhanit dhe një nga 10 kompanitë më të mëdha.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!