Një seancë dëgjimore për rastin e liderit të opozitës ruse Alexey Navalny ka nisur në gjykatën e qarkut të Moskës në Basmanny në Rusi, sipas një postimi në llogarinë zyrtare të ekipit të tij në Telegram.
Kritiku dhe aktivisti i Kremlinit është politikani më i njohur i opozitës në Rusi. TASS tha se gjykata nuk specifikoi se për çfarë çështje penale bëhej fjalë, por zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh, postoi të hënën në Twitter se seanca kishte të bënte me një rast ekstremizmi kundër tij.
“Hetuesi kërkon të kufizojë shqyrtimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me një çështje penale, sipas së cilës Alexey përballet me 30 vjet burg.
Navalny u shfaq në seancë përmes një video. Seanca u zhvillua m dyer të mbyllura, sipas një postimi në Tëitter nga zëdhënësi i tij Yarmysh.
abcnews.al