Një 43 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi në çantën e tij është gjetur një thikë.
Sipas policisë ndalimi i tij është bërë nga agjentët e sigurisë së aeroportit, në dalje të RSH-së, ku gjatë kontrollit në vijën e dytë, kanë gjetur në çantën e shtetasit L. K., një mjet prerës (thikë).
“Shërbimet e Policisë Kufitare të aeroportit “Flatrat e Veriut”, Kukës, si rezultat i kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në bashkëpunim me agjentët e sigurisë së aeroportit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit në vijën e dytë, kanë gjetur në çantën e shtetasit L. K., një mjet prerës (thikë).
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 43 vjeç, banues në fshatin Fushë Prezë, Vorë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al