Lavrov: Asnjë rezultat nga marrëveshja e grurit

schedule08:53 - 26 Prill, 2023

schedule 08:53 - 26 Prill, 2023

Moska nuk ka parë “praktikisht asnjë rezultat” nga një pakt me Kombet e Bashkuara që synonte të ndihmonte eksportet ruse të grurit dhe plehrave dhe fajësoi vendet perëndimore për krijimin e një bllokimi, tha të martën në Nju Jork ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

Rusia ka sinjalizuar se nëse nuk plotësohet një listë kërkesash për të hequr pengesat ndaj këtyre eksporteve, nuk do të pranojë të zgjasë një marrëveshje përtej 18 majit që lejon eksportin e sigurt të grurit gjatë kohës së luftës nga portet e Detit të Zi të Ukrainës.

Lavrov, në një konferencë shtypi në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, vlerësoi punën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe shefit të ndihmës të OKB-së Martin Griffiths në përpjekjen e tyre “për të arritur marrëveshje me vendet që kanë shpallur sanksione të paligjshme dhe anësore kundër Federatës Ruse.”

“Por praktikisht nuk ka pasur asnjë rezultat”, tha Lavrov.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!