Një ngjarje makabre ka tronditur Francën, pasi një vajzë 5-vjeçare është gjetur e pajetë në një qese plehrash në një apartament në Rambervillers. Prindërit me origjinë rumune kishin denoncuar zhdukjen e vogëlushes pasdite.
Për ngjarjen policia ka arrestuar 16-vjeçar, i cili ndodhej në banesën ku u gjet trupi i viktimës.
Sipas mediave lokale, trupi i viktimës u gjet në një shtëpi që ndodhet rreth njëqind metra larg shtëpisë së sulmuesit të dyshuar. Sipas kryebashkiakut, djali i arrestuar ishte “i njohur për policinë bashkiake dhe sigurisht për xhandarmërinë për fakte që kishin të bënin me abuzimin seksual” ndaj të miturve.
/abcnews.al