Kane duhet të bindë personalisht Tottenhamin që ta shesë te një klub tjetër

schedule20:44 - 25 Prill, 2023

schedule 20:44 - 25 Prill, 2023

Tottenham nuk ka në plan të lërë sulmuesin Harry Kane deri sa t’i skadojë kontrata.

Marrëveshja e yllit anglez me Spurs skadon në fund të sezonit të ardhshëm. Klube të tjera po shfaqin interes për Kane dhe Manchester United konsiderohet si pretendenti kryesor për lojtarin 29-vjeçar, por Tottenham nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin.

Sipas Sky Sports, situata mund të ndryshojë vetëm nëse në merkaton e ardhshme të transferimeve, vetë Kane i drejtohet drejtuesve të klubit të tij me një kërkesë për ta shitur atë.

Interes për lojtarin i atribuohet edhe Bayern Munich. Tarifa e transferimit për Harry Kane vlerësohet nga Transfermarkt në 90 milionë euro. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!