Rrjedhja lirshëm e llojeve të ndryshme të mbetjeve i bën lumenjtë në Shqipëri më të ndoturit në Europe. EUROSTAT ka analizuar situatën dhe ka dalë në këtë konkluzion.
Lumenjte në Shqipëri janë më të ndoturit në Europë. Në këtë përfundim ka dale zyra europiane e statistikave pas analizave të kryera në kuadër të monitorimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
Matjet gjetën nivelin më të lartë të biokimikateve. Një litër uje përmbante 7 miligram biokimikate. Vlerat që flasin për nivel mesatar të ndotjes varojne nga 2 deri në 8 mg / L, ndërsa në lumenjtë e pastër niveli i biokimikateve duhet të jetë 1 miligram për litër.
Shqipëria paraqitet me diferencë të madhe nga Rumania, një tjetër shtet me lumenj të ndotur. Niveli i biokimikateve atje rezultoi 3,5 miligram për një litër ujë. Raporti tregon gjithashtu se niveli i fosfateve në lumenjtë e Shqipërisë është gati sa dyfishi i mesatares në lumenjtë europianë.
6.9 miligram për litër u regjistrua në vitin 2015, një rritje e konsiderueshme në raport me vitin 2013 kur niveli i tyre ishte në 5.5 miligram për litër. Përqendrimet e larta të fosfatit dëmtojnë cilësinë e ujit, duke nxitur rritjen e makrofiteve dhe algave.
Ndotja në lumenjtë shqiptar vjen pasi në to rrjedhin lirshëm të gjitha llojet e mbetjeve, duke përfshirë edhe ato industriale. /ABC news Albania 24/7