5 të vdekur nga “Arcturus” në Britani, bota në alarm për përhapjen e koronavirusit

schedule11:25 - 25 Prill, 2023

schedule 11:25 - 25 Prill, 2023

Pesë persona kanë vdekur nga nënvarianti “Arcturus” i koronavirusit në Britani, sipas shifrave të fundit, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek autoritetet shëndetësore të vendit.

Deri më 17 prill, 105 raste të XBB.1.16 – i njohur gjithashtu si “Arcturus”  u raportuan në të gjitha rajonet e Anglisë, me ekspertë që përpiqeshin të qetësonin publikun, duke theksuar se deri më tani nuk ka asnjë provë që nën varianti i ri është më i rëndë se ai i mëparshmi.

Sipas të dhënave nga Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore (UKHAS), Arcturus është përgjegjës për rreth 2.3% të rasteve të reja të Covid-19 në vend.

Javën e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cilësoi Arcturus në një “variant shqetësimi”, që do të thotë se ai ka mutacione që ekspertët dyshojnë ose dihet se shkaktojnë ndryshime të rëndësishme dhe po qarkullon gjerësisht në shumë vende (20 deri më tani).

Ekspertët në Britani janë të shqetësuar se Arcturus do të bëhet një variant dominues i Covid-19 në vend pasi ka shkaktuar një valë të re infeksionesh në Indi me një ritëm më të shpejtë se variantet e tjera.

Sipas një përditësimi të UKHSA të enjten e kaluar, 61% e rasteve të raportuara të Arcturus në mbarë botën janë raportuar në Indi dhe vazhdojnë të rriten. Midis 20 Marsit dhe 3 Prillit numri i rasteve pothuajse u dyfishua, duke arritur në 11,109 më 14 Prill.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!