Manchester United “kokë e këmbë” për Harry Kane, “Djajtë” duan ta bëjnë lojtarin më të paguar të klubit

schedule10:57 - 25 Prill, 2023

schedule 10:57 - 25 Prill, 2023

Manchester United thuhet se është i gatshëm të futet seriozisht në garë për të transferuar sulmuesin anglez të Tottenham, Harry Kane.

Sipas “The Sun”, United po konsideron t’i ofrojë atij një kontratë me një pagë prej 340 mijë euro në javë për ta sjellë në “Old Trafford”, me teknikun Ten Hag i cili aprovon transferimin e tij në merkaton e verës.

Klubi po shikon gjithashtu një rritje të pagës për Marcus Rasfhord pasi ata kërkojnë ta lidhin me një kontratë të re afatgjatë. Paga e Kane pritet të investohet nga shkurtimi i asaj të portierit De Gea, ku nga 375 mijë paund në javë që merr aktualisht, në 200 mijë paund që pritet t’i bëhet.

Media tjetër “The Telegraph” raporton se Manchester United ka gati 92 milionë euro për ta sjellë “bomberin” anglez nën urdhërat e Erik Ten Hag./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!