“E kam shkruar këngën për vetëm 5 minuta”, artistja shqiptare: Ka qenë terapi pa lekë

schedule10:43 - 25 Prill, 2023

schedule 10:43 - 25 Prill, 2023

Dy javë më parë, këngëtarja Xhesika Polo lancoi këngën e saj më të re me titull “Humba veten”. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar të gjitha detajet e këtij projekti, i cili është pritur shumë mirë nga publiku.

Xhesika ka zbuluar se i janë dashur vetëm 5 minuta për ta shkruar këtë këngë, që i ka buruar nga shpirti. Ajo ka theksuar se ka dhënë të gjitha ndjesitë e saj dhe ka shpalosur të gjithë ngarkesën emocionale

“Është një këngë që e kam shkruar vetë, e kam kompozuar vetë. Nuk jam lodhur fare dhe nuk është ndonjë krenari e madhe të them që nuk jam lodhur për të bërë këtë këngë. Ama di të them që ka qene terapia më e mirë që mund t’i ofroja vetes, pa lekë. Më janë dashur vetëm 5 minuta për ta shkruar këtë këngë. Këtë këngë e kam shkruar në një periudhë që realisht kisha nevojë që të gjitha ndjesitë e mija, të gjithë ngarkesën që kisha ta nxirrja diku. Edhe patjetër, ku është rruga e parë që unë shkoj? Shkoj te mikrofoni, te studio, te Marko”, u shpreh Xhesika./abcnews.al