Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka qenë i ftuar në “Newsline” me Viol Xhafaj në ABC News.
Ai është shprehur se PS e drejton aksidentalisht Kamzën dhe se ai nuk ka kundërshtarë në zgjedhje, pasi kandidati tjetër nuk e ka mbështetjen e qytetarëve.
“Sa i përket drejtimit nga e majta, unë nuk i shikoj qytetarët e Kamzës të ndarë në të majtë apo të djathtë, por si qytetarë të nderuar.
Ka qenë aksident i 2019, e cila përfaqësohet sot pa vullnetin e qytetarë, nga një kryetar Bashkie që ka vetëm 6% të mbështetjes se qytetarëve të Kamzës.
Unë nuk e quaj garë, sepse përballë nuk kam asnjë kundërshtar. Ne kërkojmë masivitet për të treguar që Kamza është kundër regjimit” tha fillimisht ai.
Sa i përket programit të tij, Hoxha tha se në programin e tij përfshihet infrastruktura, arsimi, kultura, shëndetësia dhe sporti.
“Programi jonë është konsultuar me qytetarë dhe ekspertë të të gjitha fushave. Në programin tonë gjen vetën infrastruktura. Kemi në program ndërtimin e një by-pass të vogël, pasi Kamza nuk e ka një të tillë dhe ka një trafik të rënduar.
Kemi program në arsim, kulture, shëndetësi dhe sport. Sot Kamza është i vetmi vend që nuk ka një jetë aktive në sport.
Në program kemi edhe krijimin e korridoreve ekonomike.
Na Kamëz kemi edhe krijimin e hapësirave të gjelbra. Këtu po ndërtohet pa rregull urban, pasi është marrë copy-paste, programi i Tiranës.
I garantojmë qytetarëve që nga dita e parë deri në ditën e fundit, interesi jonë ndaj tyre do të jetë i njëjtë” shtoi ai.
Në lidhje me fletën e votimit, e cila nuk e ka logon e PD, po ashtu si kryetar koalicionet do të jetë Ilir Meta ai tha se kjo nuk do të jetë problem. Sa i përket kandidatit të Alibeajt, Hoxha tha se të votosh atë është njëlloj si të votosh Rakipin.
“Unë kam marrë më shumë vota se Rakipi, si kandidat. Në lidhje me përfaqësuesin e Alibeajt, është njëlloj si të votosh Rakipin, si të votosh atë.
Sa i përket logos dhe siglës, ne gjithmonë kemi kandiduar në një sigël, pavarësisht se me emra të ndryshëm. Sa i përket emrit të Ilir Metës, ai është kryetar i PL dhe sa më përket mua unë jam kandidat i qytetarëve, jo i Berishës”, theksoi kandidati i BF për Kamzën.r.t/abcnews.al