Autokolona madhështore e tifozëve të Napolit pas fitores ndaj Juves

schedule16:12 - 24 Prill, 2023

schedule 16:12 - 24 Prill, 2023

Dashuria e tifozëve të Napolit është e përjetshme, por mbështetja e sivjetme në rrugën drejt titullit të parë pas 33 vitesh, nuk ka precedent.

Pas fitores së skuadrës së Spallettit në shtëpinë e Juventusit (0-1), skuadra e Jugut mund ta sigurojë edhe matematikisht titullin, edhe nga ndeshja e ardhshme dhe kjo ka shkaktuar një furi emocionesh në botën e tyre.

Në fakt, tifozët e Napolit e kanë pritur misionin duke e bërë natën ditë në aeroport dhe më pas në orën 3 të mëngjesit kanë shoqëruar trajnerin e ekipit me një autokolonë të madhe.

Duhet theksuar se me fitoren e Napolit ndaj Salernitanës fundjavën e ardhshme e kombinuar me humbjen e pikëve të Lazios në derbin si mysafir me Interin, ata do të fitojnë kampionatin me gjashtë ndeshje të mbetura. /G.D abcnews.al/