Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një 45 vjeçare është tërhequr zvarrë nga metroja. Mediat e huaja shkruajnë se viktimës pasi kishte zbritur nga metroja, pallto ishte kapur nga dera dhe sapo niset gruaja zvarritet.
Sipas mediave ngjarja ka ndodhur në Paris dhe është parë nga bashkëshorti dhe djali i viktimës.
Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht 45 vjeçarja nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
“Në kuadër të këtij hetimi do të bëhet padi. Familja dëshiron me gjithë zemër që të zbardhet rrethanat e vdekjes së viktimës, të zbulohen mangësitë e mundshme dhe nëse është e nevojshme të caktohen përgjegjësi”, shtoi ai./abcnews.al