Britania e Madhe dhe Holanda do të furnizojnë me energji elektrike rreth dy milionë familje nga fermat e erës në det të hapur duke përdorur linjën e re të transmetimit “LionLink” nën Detin e Veriut, e cila besohet të jetë më e madhja e këtij lloji në botë.
LionLink do të lidhë njëkohësisht të dy vendet me fermat e erës në det të hapur, duke u mundësuar atyre të ofrojnë energji të pastër dhe të përballueshme, njoftoi qeveria britanike.
Ndërsa rrjeti në fjalë i energjisë përshkruhet si shembulli i dytë, por më i madhi i kapacitetit të këtij lloji në botë, kapaciteti i energjisë elektrike prej 1,8 gigavat është më shumë se katër herë më i madh se i sistemit të parë.
Rrjeti i energjisë do të transmetojë energjinë elektrike të prodhuar nga fermat e erës në det të hapur, e cila është e mjaftueshme për të furnizuar rreth dy milionë familje në vit. Linja elektrike pritet të hyjë në funksion në vitin 2030.