31 trupa të pajetë të emigrantëve afrikanë që u mbytën duke u përpjekur të kalonin Mesdheun për në Itali janë gjetur këtë të hënë nga roja bregdetare e Tunizisë.
Mediat e huaj shkruajnë se mes të vdekurve të gjetur në brigjet e qyteteve Sfax, Kerkena dhe Mahdia janë dy gra dhe dy fëmijë.
Kohët e fundit ka pasur një rritje të mprehtë të numrit të anijeve që lundrojnë nga Tunizia që transportonin emigrantë që përpiqeshin të arrinin në Evropë./abcnews.al