Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia e shqetësuar për rritjen e tensioneve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

schedule12:37 - 24 Prill, 2023

schedule 12:37 - 24 Prill, 2023

Moska shprehu shqetësimin për tensionet e vazhdueshme midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, pasi Baku njoftoi krijimin e një pikë kufitare në hyrje të Lachin, e vetmja rrugë që lidh Jerevanin me enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut.

“Ne shprehim shqetësimin tonë të madh për situatën”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

“Ne u bëjmë thirrje palëve që ‘tu përmbahen marrëveshjeve aktuale që janë dakordësuar në vitin 2020 me ndërmjetësimin e Rusisë,” thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, Kremlini tha sot se nuk ka alternativë ndaj marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2020 mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia po punon për të zhvilluar bisedime midis Baku dhe Jerevan për Korridorin Lachin.

” Rusia vazhdon kontaktet, situata është vërtet e vështirë,” u tha Peskov gazetarëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!