Eshtra, të cilat në pamje të parë duket se janë njerëzore, janë gjetur në një magazinë në një zonë rurale të komunës së Tempos në Larisa, pasditen e së dielës, raportojnë mediat greke.
Sipas informacioneve të policisë, në vendin ku janë gjetur eshtrat është gjetur edhe një objekt metalik, i përdorur në operacione kirurgjikale.
Në vendngjarje kanë mbërritur zyrtarë të Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, të cilët kanë marrë eshtrat për t’i transferuar në Shërbimin Mjekësor të Larisës, për të kryer hetimet përkatëse./abcnews.al


