Kukësi nuk do ta ketë të lehtë ndaj Partizanit, por do të luftojë për pikët e para. Trajneri Shpëtim Duro thekson se skuadra kuksiane ka një dizavantazh momental ndaj kampionëve.
Dy ndeshje në vetëm pak ditë.
Pas Superkupës, Kukësi do të ndeshet me Partizanin kampion edhe në Superligë, që në javën e parë, madje në ndeshjen e hapjes së kampionatit.
Një detyrë e vështirë për trajnerin e veriorëve, Shpëtim Duro, I cili thekson se skuadra e tij ka një dizavantazh.
Ky mendim mos do të thotë se Kukësi nuk do të jetë në gjendje të luftojë për trofe këtë sezon?
Menjëherë pas humbjes në Superkupë, pati polemika në distancë të ish-mbrojtësit Shameti ndaj trajnerit Duro.
Kukësi-Partizani luhet këtë të premte në “Elbasan Arena” në orën 19:00. /ABC News Albania 24/7