E bija u diagnostifikua me kancer në moshë të re, nëna rrëfen emocionet: Nuk munda ta besoja

schedule10:07 - 24 Prill, 2023

schedule 10:07 - 24 Prill, 2023

Françeska Gashi është 28-vjeçarja që mundi kancerin pas 2 operacionesh, 15 kimioterapish dhe 16 seanca rrezesh. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo së bashku me nënën e saj, Sanije Gashin ndan emocionet. Kjo e fundit rrëfeu gjithçka, nga momenti kur e bija i kishte thënë që është diagnostifikuar me kancer dhe deri me përballjen e fortë. Nëna theksoi se nuk e besonte dot që e Françeska ka përballuar gjithë këtë betejë.

“Mami e ka përjetuar shumë keq, kjo me të vërtetë e ka pasur në trup sëmundjen, por mami e ka përjetuar shpirtërisht se nuk kam qene edhe afër saj, kam qene edhe në punë. Çdo punë, hap që kam bërë, me lot një vit. Megjithatë, sot e këtej, dua të shoh vetëm gëzim në shpirtin e saj.

Unë se kam shprehur asnjëhere, por që kur bëri kontrollin e parë kjo, erdhi këtu dhe më tha mua dhe gocës së madhe: ‘Shikoni se më ka dal një kokërr këtu’. Që kur e kam prekur kam besuar që mund ta kete diçka dhe kur bëri kontrollin e fundit që i doli kjo, më ka rënë e gjithë bota në kokë.

Nuk e kisha besuar kurrë në jete që një fëmijë 28-vjeçare si puna e Françeskës ta përballonte këtë. Unë si nëna e asaj, them që nuk do ta kisha përballuar këtë luftë që ka luftuar vajza ime”, u shpreh ndër të tjera Sanija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!