Në më pak se 1 orë në arenën e Salernos, “Stadio Arechi”, vendasit e Salerntinas do të përballen me “zijeshilët” e Sassuolo, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të, të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku padyshim pritet një fitore e miqve.
Përsa i përket formacionit, tekniku portugez, Paulo Sousa ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formacioin 3-4-2-1, ku në portë si zakonisht është vendosur meksikani, Ochoa e para tij në mbrojtje Pirola, Gyomber e Lovato. Në krahët e mesfushës janë Bradaric e Kastanos, me qenrën që mbulohet nga Vilhena e Coulibaly. Më të avancuar janë Dia e Candreva, me sulmin që mbahet i vetëm nga Bothiem.
Në krahun tjetër, tekniku italian Alessio Dionisi i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-3-3, ku në portë nuk ka si të mungojë Consigli. Në krahët e mbrojtjes janë Toljan e Rogerio, ndërsa qendra mbulohet nga Ferrari e Tressoldi. “Dirgjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Frattesi-Lopez-Matheus Henrique, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Lauriente, Defrel dhe “legjionari”, Nedim Bajrami. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: