Sherri në Tirana-Partizani, basketbollistet dënohen me gjoba

schedule20:04 - 21 Prill, 2023

schedule 20:04 - 21 Prill, 2023

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës së Basketbollit ka marrë masa pas dhunës së ushtruar në ndeshjen e kampionatit të femrave mes Tiranës dhe Partizanit, sfidë e zhvilluar ditën e mërkurë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Pas sherrit masiv, ku u përfshinë lojtaret e të dyja skuadrave, por dhe disa tifozë e pjesëtarët e stafeve respektive, Komisioni i disiplinës ka gjobitur Partizanin Basket me 110.000 lekë, ndërkohë janë gjobitur dhe lojtaret e Partizanit, Antoinette Alyssa Bannisterdhe Lasonja Lavette Edwards si dhe lojtaret e SK Tiranës, Ebi Dishnica dhe Enisa Qosja me nga 60.000 lek për secilën.

Ndërkohë, komisioni i disiplinës, ka veçuar se duke iu referuar fakteve të paraqitura nga vëzhguesi teknik i ndeshjes, sipas procedurave të përcaktuara në rregulloren e aktiviteteve të basketbollit, nuk mund të vlerësojë përfshirjen në vendim të dënimit me përjashtim të lojtareve të përfshira në ngjarje.