Xabi Alonso duket të jetë një strateg i vëtetë, teksa që në sezonin e tij të parë si trajner në një klub të madh mori një Bayer Leverkusen që gjendej në fillim të sezonit në vendin e parafundit në Bundesliga dhe vetëm pas pak muajsh i çoi “aspirinat” në gjysmë-finalen e parë evropiane pas 21 vitesh, me djemtë e Leverkusen që mbrëmjen e djeshme mposhtën me rezultatin e thellë 1 me 4, belgët e Royal Union duke avancuar kështu në Europa League.
Pas ndeshjes ish-“arkitekti” i mesfushës së Bayern Munich, Liverpool e Real Madrid u tregua shumë modest, teksa pas fitores së magjishme në Belgjikë u shpreh se tashmë fokusin e ka nga e ardhmja.
“Tashmë jemi të fokusuar në gjysmë-finale dhe mezi presim të përgatitemi mirë. Duke qenë kaq afër finalja është fantastike, por sapo të duam më shumë, do të bëjmë gjithçka për të fituar. Jemi të kënaqur me lojën, me mënyrën se si e filluam, me shënimin e golit të hapjes sepse na dha ngushëllim. Në përgjithësi, shfaqja ishte solide dhe profesionale, me një paraqitje të mirë kundër një kundërshtari që luan futboll të shkëlqyer”,- u shpreh në fjalën e tij pas ndeshjes tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al