Pas përfundimit të ndeshjeve të dyta çerek-finale, që cuan drejt përcaktimit të katër gjysmë-finalisteve të UEFA Champions League, UEFA ka përcaktuar formacionin më të mirë të ndeshjeve të kthimit ku dominuesit kryesorë janë “zikaltërit” e Inter dhe “galaktikët” e Real Madrid me nga 3 lojtarë
Organizata më e rëndëishme e futbollit në Evropë ka përgjedhur si rreshtim, formulën 3-5-2, ku me performancën e tij fantastike ndaj “bluve”, në portë është Thibaut Courtois. Në mbrojtjen me tre janë vendosur Nathan Ake i Manchester City, Antonio Silva i Benfica dhe Federico Dimarco i Inter.

Në krahët e mesfushës janë vendosur Fredrik Aursens sërish nga Benfica në krahun e majtë, ndërsa në krahun e djathtë është braziliani Rodrygo. Qendra mbushet me “magjistarë”, teksa UEFA ka përzgjedhur si më të mirët e qendrës së mesfushës “yjet” Kevin de Bruyne nga Manchester City, Nicolo Barella nga Inter dhe Fede Valverde nga Real Madrid.
Ndërkaq, sulmi është i tëri nga Milano me UEFA-n që ka vendosur të sulm “fantazistin” e Milan, Rafael Leao, si dhe “bomberin” e “zikaltërve”, Lautaro Martinez. /i.m /abcnews.al

