Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjithçka zyrtare, Juventus “prish” renditjen e Serie A, “bardhezinjtë” rikthehen në zonën Champions

schedule18:51 - 20 Prill, 2023

schedule 18:51 - 20 Prill, 2023

Vetëm pak minuta më parë Këshilli i Garancisë i riktheu “bardhezinjve” të Juventus, 15 pikët e hequra pak muaj më parë nga Federata Italiane e Futbollit, duke e rikthyer sërish “zonjën e vjetër” në zonën Champions, lëvizjë kjo që ka trazuar jo pak “ujërat” e Serie A, në këtë fund sezoni.

Kështu, Juventus poziconohet në vendin e 3-të, teksa ngjitet në kuotën e 59 pikëve, vetëm 2 më pak se Lazio e vendit të dytë dhe 3 më shumë se Roma e vendit të 4-rt, duke rrezikuar kështu ekipet e Milanos, të cilat renditen në pozicionet 5 dhe 6 të renditjes.

Këto 2 të fundit duhet të shpresojnë në një mrekulli me skuadrën e Piolit që në javët e ardhshëm do të përballen me kundërshtarë si Roma e Juventus, ndërsa Inter do të përballet me pothuajse të gjithë, teksa në sfidat e mbetura kanë mbetur kundërshtarë si Lazio, Atalanta, Roma e Napoli. /i.m /abcnews.al 

Klasifikimi i Serie A:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!