Atë çka Federata Italiane e Futbollit ja mori, Komiteti Olimpik ja ktheu sërish, me “bardhezinjtë” e Juventus që fituan gjyqin në Këshillin e Garancisë e tashmë pritet që “zonjës së vjetër” t’i rikthehen 15 pikët e “rrëmbyera” nga renditja e sezonit aktual të Serie A.
Bardhezinjtë kishin kundërshtuar vendimin e Federatës mbi çështjen e plusvalencave duke e cilësuar heqjen e pikëve si të parregullt dhe të pabazuar në rregullore dhe Këshilli i Garancisë i mbledhur sot, i dha të drejtë Juventusit duke anuluar vendimin e mëparshëm. Kështu, bardhezinjtë do të kenë përsëri 15 pikët që i ishin hequr, duke bërë një hov të rëndësishëm në renditje dhe në garën për pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.
Gjatë zhvillimit të çështje u pranuan gjithashtu ankesat e Pavel Nedved, Paolo Garimberti e Enrico Vellano, qëndrimo këto që u miratuan nga Këshilli i Garanicë. Nga ana tjetër pati dhe refuzimi, me ankesat e Andrea Agnelli, Fabio Paratici e Federico Cherubini që u refuzuan në mënyrë kategorike.
Megjithatë nuk mbaron me kaq, pasi vendimi i sotëm parashikon që çështja të kthehet për rigjykim në Komisionin e Apelit të Federatës Italiane, gjë që do të thotë se mund të ketë dënime në të ardhmen për bardhezinjtë për këtë çështje, por jo për këtë sezon duke “i shpëtuar” sërish “bardhezinjtë”. /i.m /abcnews.al