Formacionet zyrtare, AZ Alkmaar-Anderlecht: Hollandezët kërkojnë përmbysjen, në “AFAS Stadion” vendoset gjithçka

schedule18:00 - 20 Prill, 2023

schedule 18:00 - 20 Prill, 2023

Në më pak se 1 orë, hollandezët e AZ Alkmaar do të presin në “shtëpinë” e tyre, arenën “AFAS Stadion” belgët e Anderlecht, në ndeshjen e dytë çerek-finale të UEFA Europa Conference League, me “tulipanët” që do të kërkojnë përmbysjen e madhe pas fitores 2 me 0 të Anderlecht në ndeshjen e parë

Përsa i përket formacionit tekniku hollandez Pascal Jansen ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formacionin 4-3-3, ku në portë si zakonisht është australiani Ryan. Në krahët e mbrojtjes janë Kerkez e Sugawara, ndërsa në qendër Beukema e Chatzidiakos. “Dirgjimi” i mesfushës i është besuar treshes Reijnders, Mijnans e Clasie, ndërsa sulmi përbëhet nga Van Brederode, Pavlidi e Odgaard.

Në krahun tjetër “numri 1” i pankinës së belgëve, Brian Riemer i ka rreshtuar të tijët me formacionin 4-5-1, ku në portë është hollandezi Verbruggen. Në krahët e mbrojtjes kemi Murillo e N’Diyae me Vertonghen e Debast që mbulojnë qendrën. Qendra e mesfushës përbëhet nga Ashimeru, Refaelov e Diawara, ndërsa nga krahët suportojnë Amuzu e Dreyer. Ndërkaq, i vetëm në “majën” e sulmit është algjeriani Islam Slimani. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: