Langarde: Inflacioni në Eurozonë është shumë i lartë, kemi ende rrugë për të bërë

schedule17:26 - 20 Prill, 2023

schedule 17:26 - 20 Prill, 2023

Inflacioni në Eurozonë është shumë i lartë dhe politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane duhet të ketë sukses në uljen e inflacionit drejt objektivit prej 2%, tha presidentja e bankës, Christine Lagarde në një konferencë shtypi në Paris.

Ajo beson gjithashtu se ka “ende disa rrugë për të bërë” për të shtrënguar politikën monetare përballë inflacionit, i cili është “shumë i lartë në raport me objektivin”.

“Kohëzgjatja e këtij kursi padyshim do të varet nga faktorë të ndryshëm dhe në veçanti nga ndikimi i problemeve financiare që përjetuam,” paralajmëroi Lagarde, duke iu referuar krizës që tronditi sektorin bankar në mars pas rënies së dy bankave amerikane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!