Ministri serb: S’ka asnjë gjasë që Kosova të anëtarësohet në UNESCO

schedule14:52 - 20 Prill, 2023

schedule 14:52 - 20 Prill, 2023

SERBI– Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç shprehet se “nuk ka gjasa që Kosova të anëtarësohet në UNESCO”. Këtë deklaratë diplomati serb e bëri pas një takimi me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azule në paris.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga UNESCO “që t’i kushtohet vëmendje e veçantë trashëgimisë kulturore në Kosovë e M.”.

“Në nëntor po përgatitet të mbahet Asambleja e UNESCO-s. Për ne është me rëndësi, duke pasur parasysh qëndrimet tona për Kosovën e M. Deri më tash nuk ka kërkesë të Kosovës për anëtarësim, në UNESCO, por nuk do të thotë se s’do të ketë. Për ne është mirë që është një organizatë botërore, e jo evropiane ku shumica e vendeve e njohin Kosovën. Mendoj se nuk ka thuajse asnjë shans që Kosova të marrë konfirmimin e anërtarësimit në UNESCO”, tha Daçiç, shkruan“Tanjug”./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!