Majori ukrainas: Jemi gati për sulm gjithëpërfshirës kundër forcave ruse

schedule14:17 - 20 Prill, 2023

schedule 14:17 - 20 Prill, 2023

Majori ukrainas me emrin koduar “Andre” dhe një prej zyrtarëve ushtarakë të nivelit të lartë në Brigadën e 59-të të Mekanizuar të Ushtrisë së Ukrainës theksoi se sulmi kundër forcave ruse mund të fillojë në çdo moment.

Majori Andre i cili nuk dëshiron të identifikojë emrin dhe mbiemrin e tij për arsye sigurie, në një deklaratë për Anadolu tha se mes Ukrainës dhe ushtrisë ruse vazhdojnë konflikte intensive.

Ai informoi se është me detyrën e majorit në Brigadën e 59-të të vendosur në rajonin Donetsk të Ukrainës dhe se më parë ka kryer detyrë në rajonin Kherson.

Duke bërë të ditur se vazhdojnë të zmbrapsin sulmet e ushtrisë ruse dhe të Grupit Wangner, kompanisë ruse të sigurisë, Andre tha se nuk janë tërhequr as edhe një metër nga pozicionet e tyre në frontin në Donetsk.

Andre tërhoqi vëmendjen se konfliktet më të ashpra në rajon vazhdojnë në qytetin Bakhmut dhe përreth tij dhe se forcat ruse vazhdojnë humbjet në këtë qytet.

Më tej Andre njoftoi se ushtria ruse ka dështuar në Ukrainë dhe se për këtë arsye të gjitha forcat i kanë zhvendosur në Bakhmut.

Jemi të gatshëm për kundërsulm

“Ushtria ukrainase ka bërë përgatitje për të kryer një kundërsulm gjithëpërfshirës kundër forcave ruse”, deklaroi Andre, i cili shtoi se vendi dhe koha për fillimin e sulmit do të jepet nga Shtabi i Përgjithshëm.

“Të gjithë jemi gati, por ka një urdhër, një Shtab i Përgjithshëm që planifikon ofensivën. U besojmë urdhrave të tyre. Mund të ketë sulm të papritur. Kujtoni si e çliruam Kherson-in. Askush nuk e dinte dhe çdo gjë u krye shpejt por që zgjati 8 muaj për të ardhur në këtë pikë. Lufta jonë do të vazhdojë deri në çlirimin e të gjitha territoreve tona brenda kufijve të vitit 1991”, deklaroi Andre, duke shtuar se janë të gatshëm për kundërsulm.

Populli ukrainas prej vitesh përjeton dhimbjen e luftës

Majori Andre rikujtoi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës filloi në vitin 2014 në Krime dhe Donbas dhe se prej vitesh populli ukrainas ka përjetuar dhimbjen e luftës.

Ai pohoi se ushtria ruse ka kryer krim lufte në Ukrainë dhe se për këtë arsye populli ukrainas jeton nën një stres të madh.

Në Ukrainë po vendosen të luftojnë Grupi Wagner, rrjeti special ushtarak rus dhe të dënuarit për krime të rënda, informoi Andre, duke theksuar se “Tani të njëjta krime i kryejnë në territore të huaja me armë automatike në duar”.

Pasi pretendoi se ndaj grave dhe fëmijëve në Ukrainë është zbatuar dhunë, Andre tha se “Kjo duhet të diskutohet. E gjithë bota duhet ta dijë këtë”.

Ndër të tjera ai njoftoi se sipas të dhënave të OKB-së dhe Ukrainës, deri më sot rreth 8.500 civilë kanë humbur jetën për shkak të luftës.

Po ashtu Andre pohuar se mbi 100 mijë fëmijë janë dërguar në Rusi me arsyetime të ndryshme dhe se në luftë kanë humbur jetën 468 fëmijë dhe se janë plagosur 947 të tjerë.

Po ashtu Andre ka pretenduar se fëmijët e dërguar në Rusi u janë ndryshuar me forcë emrat, mbiemrat dhe datat e lindjeve.

Ai u shpreh se në situatë të vështirë kanë mbetur edhe fëmijët dhe nënat në vendbanimet ku përjetohen konfliktet e nxehta dhe se në Bakhmut ndodhen rreth 4 mijë civilë.

Andre thkesoi se vazhdojnë operacionet e evakuimit në vende më të sigurta për civilët që kanë mbetur në vendbanime të tilla si Bakhmut ku përjetohen konflikte të rënda.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!