Këngëtari koreano-jugor Moonbin, një anëtar i grupit të djemve K-pop Astro, ka vdekur në moshën 25-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur labeli i tij muzikor Fantagio. “Anëtarët e Astro-s dhe kolegët e tij artistë dhe stafi i Fantagio janë thellësisht të pikëlluar dhe të tronditur ndërsa ne vajtojmë për të”, tha kompania në një deklaratë.
Mooonbin ishte një aktor që fëmijë përpara se të debutonte si anëtar i Astro në 2016. Ai ishte planifikuar të performonte në një koncert në qytetin jugor të Busan muajin e ardhshëm. Sipas mediave lokale, këngëtari u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Gangnam të Seulit dhe se dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Ndërkohë, policia nuk pranoi të komentonte ngjarjen.
Vdekja e Moonbin u bë gjithashtu tema më e kërkuar në platformën kineze të mediave sociale Weibo, të ngjashme me Twitter, me shumë njerëz që thanë se lajmi u kujtoi atyre vdekjen e yjeve të tjerë të rinj të popit koreano-jugor në të kaluarën.
Në vitin 2017, Kim Jong-hyun, këngëtari kryesor i grupit më të mirë koreano-jugor të djemve SHINee vdiq në moshën 27-vjeçare./abcnews.al