Champions League po i vjen fundi dhe brenda muajit maj do të mësojmë çiftin finalist.
Gjysmëfinalet do të dhurojnë përplajse titanësh ku City do të sfidojë Realin, ndërsa derbi i qytetit të Milanos mes Interit dhe Milanit do të kërkojnë një biletë për në finale.
Në një sondazh të portalit rus “Sports” që sapo u hap ku ende po votohet, 49% e tifozëve janë të mendimit që Man City shpallet kampion.
Sa i përket Realit, Los Blancos renditet të dytët me 36% ndërsa Milani me 10% dhe Interi me 5%. /G.D abcnews.al/