ABC News ka mundur të sigurojë foton e autorit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur këtë të mërkurë në Shëngjin.
Ai shihet duke lëvizur i vetëm me një motor. Autori ka qëlluar 7 herë në drejtim të Nikulajt, teksa ky i fundit po qëndronte në lokalin e tij.
Një nga pistat kryesore që po heton policia në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, është ajo e gjakmarrjes.
Në vitin 2000, fisi Palaj në Lezhë ka ekzekutuar vëllanë e Nikulajt.
Po gjatë ditës së sotme, kur ndodhi edhe ekzekutimi, policia ka kryer kontrolle në banesat e fisit Palaj./abcnews.al