Në fundjavë vendoset për heqjen e barrierave tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë

schedule15:59 - 20 Gusht, 2019

schedule 15:59 - 20 Gusht, 2019

Kjo fundjavë pritet të jetë vendimtare për sa i përket heqjes së barrierave tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Prishtina zyrtare duhet të garantojë funksionimin e programeve të monitorimit aktiv.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë pajtuat që deri në fund të javës do ti heqin barrierat tregtare ndërmjet të dyja vendeve. Premtimi u bë pas takimit që zhvilluan ministri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala, me Ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. Dy ministrat u pajtuan që fillimisht të zgjidhen problemet e programit të monitorimit aktiv.

Ministri Bekteshi, tha se masa nuk është ndërmarrë vetëm për Kosovën, por për të gjitha shtetet që nuk e zbatojnë programin e monitorimit aktiv sa i përket produkteve të peshkut.

Në momentin që AUV nga Kosova dëshmon që do fillojë me implementimin e programeve atëherë ne do të lejojmë importin e këtyre produkteve në vendin tonë. Bashkëpunimi për ne është në interes të zhvillohet dhe thellohet./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!